Rozë

Paloma pyetet pse e ka inat Donaldin: Nuk më pëlqen

Paloma dhe Donaldi

Ish-banorja e BBV dhe njëherësh gazetarja, Paloma, ka shprehur publikisht se nuk pëlqen Donald Veshajn.

Ajo edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme kishte pasur debate të shumta me aktorin.

Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo u ka ofruar fansave ta pyesin çfarë të duan.

Në mesin e tyre ishte pyetja se përse nuk e pëlqen fare Donaldin, ndërsa ajo nuk i kurseu fjalët.

“Nuk e kam inat. Ashtu siç më gjykoni ju mua në disa momente, ashtu mund ta gjykoj edhe unë Donaldin te ndonjë situatë që nuk më pëlqen. Mos u ndikoni kaq shumë, sepse një situatë që unë e shikoj si jo të arsyeshme nuk do të thotë se mund të urrej një njeri. Nuk janë këto raste për tu urryer njerëz. Urrejtjet ose inatet kanë peshë për mua në situata shumë më të rënda se aq. Nuk e gjykoj Donaldin si njeri, sepse është super djalë, por gjykoj momente të lojës së tij”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, pas daljes së saj nga Big Brother, Donaldi ishte shprehur tejet i lumtur për largimin e saj./SHQIP.com