Lajme

Pal Lekaj: Ekonomia e Kosovës në kolaps, Qeveria nuk është bashkëpunuese me opozitën

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se kriza globale ekonomike po sjellë pasoja të rënda tek qytetarët dhe ekonomia e Kosovës është para kolapsit.

Në një konferencë për media, Lekaj i bënë thirrje Qeverisë që të marrë masa, pasi sipas tij, qeveria po qëndron e fjetur.

“Ne, i bëjmë thirrje qeverisë që të mos jetë e fjetur përballë të gjitha këtyre krizave dhe kërkesave te qytetarëve sepse për këtë një vit e gjysmë, nuk kemi parë një qeveri aktive qe i trajton të gjitha krizat pa u shkaktuar ato”, tha Lekaj.

Lekaj për qeverinë thotë se nuk është bashkëpunuese me opozitën.

“Për secilin propozim të opozitës nuk ekziston as minimumi i vullnetit për diskutim apo gjetjen e alternativave te përbashkëta. Pra thjeshte, ende janë me logjiken e te se kaluarës”.

Sipas Lekajt, duhet të merren masa urgjente për të dalur nga kriza ekonomike.

“E para përkrahja nëpërmjet politikave fiskale dhe tatimore, ku propozojmë heqjen për një periudhe pesë mujore të akcizës për naftën, heqjen e tatimit mbi produktet bazike te shportës familjare”.

Ndërsa masa e dytë është përkrahja direkte apo indirekte për të ruajtur zingjirin ekonomik.

“Të sigurohet furnizimi apo kontratat për produkte bazike. Qeveria së bashku me Odat ekonomike dhe bizneset duhet te krijojnë një mekanizëm te konsultimit dhe koordinimit me akteret si qeveria, ekspertet, prodhuesit dhe bizneset”, tha Lekaj.

Ai përmendi dhe kontratat e nënshkruara për investimet kapitale të cilat janë bllokuar nga rritja e çmimeve.

“Kur jemi te kontratat arsyeja pse e kemi ceke është sepse kontraktuesit, para se te ngritën çmimet, kanë dhënë një çmim dhe tani nga rritja e çmimeve janë bllokuar ne implementimi i kontratave”, tha Lekaj.

Tutje, Lekaj thotë se kanë informacione se kërkesat e kontraktueseve janë te vazhdueshme por nuk janë trajtuar nga kjo qeveri si qeshjet tjera vitale për vendin.

Lekaj fletë në emër të grupit të tij parlamentar ku thotë nuk do te heshtim se kërkuar te gjitha kërkesat e qytetareve te Kosovës të cilat janë të arsyeshme./Shqip.com