Lajme Botë

Pakistani fton ambasadorin amerikan pas deklaratave të Biden

Kryeministri i Pakistanit

Ministri i Jashtëm i Pakistanit Bilawal Bhutto-Zardari, ka treguar se është thirrur që të takohet ambasadori amerikan Donald Blome pas deklaratave të presidentit Joe Biden lidhur me sigurinë e arsenalit bërthamor të Pakistanit.

Siç raporton CNN, Bhutto Zadari ka thënë se lidhur me këtë thirrje ishte konsultuar edhe me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif.

Vlen të theksohet se edhe Sharif ka dalur me një reagim lidhur me pretendimet e Bidenit.

“Pakistani është një shtet bërthamor i përgjegjshëm dhe ne jemi krenarë që pasuritë tona bërthamore kanë masat më të mira mbrojtëse sipas kërkesave të IAEA-s”, shkroi Sharif në Twitter.

Tutje ai tha se masat e ndërmarra të sigurisë i trajtojnë më seriozitet duke ju drejtuar që Biden të mos ketë asnjë dyshim për këtë.

Lidhur me standardët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), ka folur edhe Bhutto-Zardari.

Ndërsa, komentet e Bidenit, Bhutto-Zardari i quajti si të mbështetura në keqkuptime.

 “Unë besoj se ky është pikërisht lloji i keqkuptimit që krijohet kur ka një mungesë angazhimi dhe fatmirësisht, ne kemi nisur një udhëtim angazhimi”.

Gjatë ditës së enjte, në një mbledhje fondesh të Partisë Demokratike në Los Anxhelos, Biden kishte thënë se Pakistani është njëri ndër vendet me të rrezikshme në botë.

Sipas Bidenit kjo rrezikshmëri vije për shkak se Pakistani ka armë bërthamore pa asnjë kohezion.

/Shqip.com