Lajme Botë

Pakistan: 49 fëmijë janë mbytur në liqen

Të paktën 49 fëmijë kanë humbur jetën, pasi varka e tyre e mbingarkuar u përmbyt në liqenin Tanda Dam, në Pakistan.

Autoritet vendase bëjnë me dije se, zhytësve u është dashur tre ditë për tërheqjen e trupave të fëmijëve në ujërat e ngrirë.

Viktimat ishin të gjithë djem të moshës nga 7 deri në 14 vjeç dhe ishin të gjithë nxënës të një shkolle, të cilët ishin dërguar për një udhëtim ditor në liqenin piktoresk Tanda Dam. Midis viktimave ishte dhe një mësues dhe kapiteni i varkës, duke çuar numrin në 51. Ndërsa vetëm 4 fëmijë arritën të shpëtoheshin të gjallë dhe një mësues.

“Uji i digës po ngrinte për shkak të motit të ftohtë që pengoi misionin e shpëtimit. Por sot zhytësit ishin në gjendje të zhyten thellë për të gjetur trupat e mbetur”, tha sot Khateer Ahmad, një zyrtar i lartë në shërbimin e urgjencës.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë Fazal Naeem dha numrin e plotë të vdekjeve ditën e sotme, pas përfundimit të misionit të shpëtimit.

“Anija ishte e mbingarkuar, kapaciteti i tij ishte rreth 20 deri në 25 persona”, tha Naeem, duke shtuar se pesë persona u shpëtuan, duke përfshirë katër studentë dhe një mësues. Mbytjet janë të zakonshme në Pakistan, pasi shpesh herë anijet mbingarkohen dhe si pasojë humbin kontrollin duke u përmbytur në ujë. /The Guardian

/Shqip.com