Sport Ndërkombëtar

Pakënaqësi te Juventusi, sherr mes trajnerit e futbollistit

Në kampin e Juventusit nuk ka qetësi, pasi trajneri Allegri thuhet se është përplasur me Leandro Paredes gjatë një seance stërvitore.

Mesfushorit argjentinas nuk ka qenë në gjendje të depërtojë në ekipin e parë të Allegrit, me trajnerin e Juventusit që shpesh e ka anashkaluar atë.

Tekniku italian shpesh ka preferuar lojtarë si Adrien Rabiot, Locatelli dhe Fagioli përpara Paredes. Sipas “Football Italia”, kjo ishte baza e një debati të ashpër mes Paredes dhe Allegrit gjatë seancës së fundit stërvitore.

Sipas raportimeve, Paredes nuk dukej i lumtur për shkak të mos aktivizimit të tij dhe debati me Allegrin ka nisur që në stërvitje përpara rreth 300 tifozëve të pranishëm. Më pas, në përfundim të seancës stërvitore të së hënës, ata shkuan në dhomat e zhveshjes dhe thuhet se ende ka vazhduar debati atje, madje akoma dhe më i ashpër.

Pakënaqësitë e tij të minutave në fushën e lojës ka bërë që argjentinasi të mos shkojë as për dreke më pjesën e ekipit. Gjithashtu thuhet se Juventus ka marrë vendimin që të mos e blejë kartonin e tij dhe kështu Paredes do të kthehet te PSG.

/Shqip.com