Lajme

Pak para zgjedhjeve, dy ministra të Kosovës, vizitojnë veriun

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e kanë vizituar sot komunën e Leposaviqit, ku kanë takuar pjesëtarët e policisë.

Ata kanë vizituar stacionin policor në Koshtovë dhe pikën e kontrollit te ura e Bistricës.

“Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës. I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme”, ka njoftuar ministrja Haxhiu.

/Shqip.com