Lajme Ballkan

Pak para takimit në Bruksel, Vuçiq ankohet në perëndimin: “Rroftë Serbia”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nëpërmjet një video në Instagram ka komentuar takimin e sotëm të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në Bruksel ku do të diskutohet për të zhdukurit dhe ku do të prezantohet draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Vuçiq ka vazhduar me propagadën e njëjtë të para çdo takimi duke thënë se do të jetë e vështirë dhe se të gjithë “të mëdhenjt” e Perëndimit janë kundër tij.

“Do të jetë e vështirë. Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjt në Perëndim. Megjithatë, ligji dhe drejtësia janë në anën tonë.

Më e rëndësishmja, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruash atë, me gjithë presionin. Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiq në Instagram duke ia bashkëngjitur edhe videon.

/Shqip.com