Kulturë

Pak para përformances në Eurovision, Ritës i kujton fëmijërinë refugjatja nga Ukraina

Artistja nga Kosova, Rita Ora, do të përformojë sot në natën e parë të Eurovisionit.

Pak para nisjes, Rita ka publikuar një foto me një kërcimtare nga Kievi, e për të cilën thotë se i kujton kohen kur ajo dhe familja e saj ishin refugjatë.

“Për mua, Sofia përfaqëson forcën dhe shpresën gjatë këtyre kohërave të turbullta, tragjike dhe të ndryshueshme. Nuk duhet të harrojmë privilegjin që ka Mbretëria e Bashkuar për rolin e saj si komb pritës në Eurovizion 2023 për Ukrainën pasi Orkestra Kalush fitoi konkursin vitin e kaluar”, ka shkruar Rita.

Tutje, ajo tha se gjendja e vështirë e familjes së Sofias “më kujton udhëtimin e jashtëzakonshëm nëpër të cilin kaloi familja ime kur isha në moshën e saj dhe se si do t’i jem përgjithmonë mirënjohës MB-së që na tregoi mirësi dhe dhembshuri”.

Rita ka njoftuar se Sofija do e hap performancën e saj duke luajtur me një top, duke përfaqësuar humbjen e fëmijërisë për këta refugjatë të varfër.

/Shqip.com