Lajme

Pak orë para takimit, Borrel kërkon qetësim të situatës

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtë të Bashkimi Evropian

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, para takimeve të nesërme të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, ka thënë se është i nevojshëm qetësimi i situatës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se është i nevojshëm normalizimi i situatës.

“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të dialogut Beograd-Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për qetësimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.

Të hënën do të mbahet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel.

/Shqip.com