Sport Ndërkombëtar Gerónimo Rulli - i vetmi portier që nuk ka pësuar gol në Top Pesë ligat evropiane

Pak fjalë, shumë intervenime

Portieri i Villarrealit, Geronimo Rulli

Nëntë gola të shënuar – në vetëm katër ndeshje – është tregues se sulmi i Villarrealit po funksion për mrekulli.

Teksa, arsyeja që nuk kanë pranuar asnjë gol të vetëm – ka vetëm një shpjegim: Geronimo Rulli.

Gardiani nga Argjentina po jeton në qiellin e shtatë.

Rulli – me trofeun e Europaligës

Ai është i vetmi portier në La Liga – që nuk është mposhtur ende.

Madje, kjo statistikë e tij shkon edhe më larg – sepse asnjë gardian në Top Pesë ligat evropiane nuk ka arritur ta mbajë portën e pastër.

Rulli – pati paraqitje fenomenale edhe në sezonin e kaluar – duke qenë hero i skuadrës së udhëhequr nga Unai Emery – në shumë ndeshje.

Diamant i harruar nga Argjentina

Rulli – me kombëtaren e Argjentinës

Paraqitjet e Rullit – në nivel ekipi kanë qenë të nivelit të lartë që shumë vite.

Në sezonin 2019-2020 kur ishte i huazuar në Montpellier – nga Real Sociedadi – ai ishte një “merimangë” në ligën franceze.

Rulli – sa ishte i huazuar në Francë

Madje, kishte arritur që në katër ndeshje rradhazi të ishte në formacionin e javës në Ligue 1 dhe u shpall “lojtari i sezonit” në Montpellier.

Ama, përkundër këtyre paraqitjeve – 30 vjeçarit nuk i është besuar porta e kombëtares së Argjentinës.

Në total – ai ka djersitur fanellën e “La Albiceleste”  vetëm një herë, teksa shumë ndeshja i ka shikuar nga stoli.

Rulli – gjatë një ndeshje kampionale me Villarrealin

Mbetet të shihet nëse “Katari 2022” do jetë i tij, apo Lionel Scaloni do startojë përsëri me Emiliano Martinezin.

Rulli – ka kontratë me “nëndetësen e verdhë” deri në vitin 2024, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet gjashtë milionë euro./Shqip.com