Rozë

Pak ditë pas deklarimit të Albit, Alesja ‘shokon’ publikun

Alesia

Albi ka emocionoi publikun të shtunën në “Për’puthen Prime”, kur me fjalët më romantike tha se ia dedikon Alesjas të gjithë kohën e tij në program.

Pas kësaj ata kanë bërë edhe një kërcim ku kanë emocionuar studion.

Mirëpo siç duket situate në mes tyre nuk është shumë e mirë, pasi konkurrentja ka thënë se ndihet nën presion dhe se Albi e acaron.

Albi: Kemi pasur një lloj distancimi. Nuk e di nëse është fakti se jam deklaruar dhe vë në presion. Je e lirë të bësh rrugën tënde. Jam gati të pres

Alesja: Kemi filluar të njihemi më shumë. Shumë gjëra nuk i mendojmë njësoj. Kjo gjë ka sjellë dhe acarime. Ka filluar nga gjërat më të vogla. Ka qenë një përplasje e vogël, pastaj një këmbëngulje e madhe.

Albi: Kur unë të pyes, ty të duket kërkesë llogarie. Nuk vi të të bëhem i ngjitur…

Alesja: Më krijon bezdisje kjo lloj gjëje!

Albi: Unë nuk jam as budalla, që të sqarohesh njëherë dhe të vi prapë. Dua një shpjegim për të ditur ku qëndroj unë…

Albi: Alesja acarohet shumë

Alesja: Ti më acaron!