Lajme

Pahor i bënë thirrje BE-së t’i liberalizojë vizat deri në fund të vitit 2022

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor ka thënë se takimi me presidentët e Ballkanir Perëndirmo është përmbyllur me sukses.

Pahor, në Twitter ka listuar gjashtë konkluzionet për të cilat u pajtuan të gjithë presidentët.

Ndër pikat për të cilat janë pajtuar është edhe ajo e heqjes së regjimit të vizave për të gjithë Ballkanin Perëndirmor.

“1. Ritheksojmë rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtën e paqes dhe stabilitetin në rajon, zgjerimi është më shumë se gjeopolitikë, 2. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim, 3. Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinë deri në fund të vitit 2022, 4. Ne bëjmë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022, 5. I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekomomike dhe energjetike, dhe 6. Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe çështjet e hapura në rajon.”, ka shkruar Pahor në Twitter.

E pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila në rrjetin e saj zyrtar në Facebook, deri tani ka publikuar vetëm një video nga takimi i sotëm.

Në anën tjetër, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i ka ofruar mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi, si e vetmja mënyrë për paqe, siguri dhe progres në rajon.

Përveç nikoqirit të takimit, presidentit slloven, Borut Pahor, po marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiq.

Çka është Procesi i Bërdo-Brionit?

Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë sllovene-kroate, e ndërmarrë në vitin 2010 nga Pahor, atëbotë kryeministër i Sllovenisë.

Qëllimi i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në Bashkimin Evropian./Shqip.com