Lajme

Pagoi për veturën por nuk e mori, arrestohet një person

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti morri nga ana e një personi 2200 mijë euro por nuk ia dha veturën.

I dyshuari ka qenë në arrati por që pas një pune intensive nga ana e Policisë është arritur që të arrestohet.

“Më datë 21 dhjetor 2022 rreth orës 19:00, në Stacionin Policor Pejë, ёshtё iniciuar rasti “Mashtrim” pasi qё viktima kishte deklaruar se e kishte blerë njё veturë nga i dyshuari nё vlerё prej dy mijë e dyqind (2200) euro. I dyshuari e kishte vёnё nё lajthitje viktimën duke i marrё paratë nga ai por veturën nuk ja kishe dhёnё.I dyshuari ka qenë nё arrati, por pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 07.02.2023, Policia ka arritur ta identifikoj lokacionin dhe ka arrestuar tё dyshuarin”.

Pas intervistimit me urdhër Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh

/Shqip.com