Lajme

Pagesa e mësimdhënësve me shëndet të dobët, AKK i drejtohet MASHTI-t

Asociacioni i Komunave të Kosovës, nën vazhdimësinë e aktiviteteve të tij, ka organizuar takim me Kolegjiumin për Arsim, ku Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA) kanë parashtruar çështjet dhe sfidat aktuale në fushën e arsimit para universitar në Komunat e Kosovës.

Njëra ndër shqetësimet e fundit me të cilat po ballafaqohen DKA-të, është edhe zbatimi në terren i udhëzuesit për zëvendësimin dhe pagesën e mësimdhënësve me gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Me këtë rast, Kryesuesja e Kolegjiumit, Besiana Musmurati, edhe një herë paraqiti vështirësinë në zbatimin e këtij udhëzuesi për shkak të mospajtimeve në zbatim, në mes të Komunave, Thesarit (MFT) dhe Ministrisë së Arsimit (MASHTI).

Komunat edhe një herë shprehën shqetësimin e tyre sa i përket interpretimit të duhur të këtij udhëzuesi, sepse nuk mund të shfrytëzojnë fondin e paracaktuar.

/Shqip.com