Pagat u ekzekutuan, por këshilli grevist vazhdon të kërkoj shkarkimin e Nagavcit dhe Pupovcit
Publikuar:
(07.10.2022 18:25:29)
Ali Sefaj, anëtar i këshillit grevist të SBASHK-ut, ka shkruar se reformat në arsim duhet të fillojnë me shkarkimin e ministres, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrit, Dukagjin Pupovci.
Sipas tij Kosova nuk ka kohë për të humbur me një ministre si Nagavci.
“SBASHK duhet ta mbeshtes reformen që garanton rritje të cilesisë, depolitizim, ndërrim kurrikule, tekste bashkohore, hapsira dhe kabinete moderrne, trajnime për mësimdhënës, shpërblime dhe ndeshkime”, ka shkruar Sefaj.
Reforma duhet të ndodhë si e mirëfilltë dhe jo tendencioze, shprehet Sefaj./SHQIP.com
/Shqip.com