Sport Ndërkombëtar

Paga enorme që Rice do të fitojë në kontratën e re me West Ham

I shumëkërkuari mund të qëndrojë.

Declan Rice është në radar të top-klubeve në Angli, me shefin e West Ham, David Moyes që e vlerësoi atë hiç më pak se 170 milionë euro muajin e kaluar.

“The Irons” i kanë ofruar mesfushorit defanziv një kontratë të re tetë-vjeçare – sipas Goal dhe talkSPORT.

23-vjeçari do të fitonte 234 mijë euro në javë deri në vitin 2030, nëse vendos të nënshkruajë kontratën që e mban atë në “London Stadium”.

Kjo shifër do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në Premierligë, dhe më të paguarin në West Ham.

Declan Rice, West Ham

Nga klubet e elitës së futbollit anglez, Manchester United dhe Chelsea janë lidhur me Rice-n, i cili ka shënuar pesë gola dhe katër asistime në 48 ndeshje për klubin londinez këtë sezon.

Vlera e anglezit në treg kap shifrën e 75 milionë eurove, sipas “transfermarkt“.

Përndryshe, çmimi i tij në rast të ndonjë transferi gjatë afatit kalimtar të verës do të ndryshonte në varësi të pozitës që klubi do të arrijë deri në fund të këtij edicioni.

Declan Rice në “EURO 2020” me Anglinë

Në renditjen tabelare, West Ham-i deri tani ka arkëtuar 55 pikë pas 36 xhirosh – me dy të tjera të mbetura – dhe stacionohet si i shtati, pozitë kjo që i garanton një vend në kualifikime të Konferencëligës. /Shqip.com