Rozë Ndërkombëtar

Paditet Mariah Carey për këngën “All I Want for Christmas Is You”

Mariah Carey është paditur për 20 milion dollarë për shkelje të dyshuar të të drejtave të autorit mbi këngën e saj hit “All I Want for Christmas Is You”.

Këngëtarja dhe bashkë-shkrimtari i saj Walter Afanasieff përmenden të dy në padinë, e cila është ngritur nga kantautori Andy Stone, shkruan The Guardian.

Carey e publikoi këngën në vitin 1994 si pjesë e albumit të saj Merry Christmas dhe ajo ka vazhduar të njihet si një nga hitet festive më të njohura .

Stone pretendon se ai e ka shkruar këngën në vitin 1989 dhe nuk ka dhënë kurrë leje që ajo të përdoret.

Dokumentet, të marra nga PA Media, thonë se Carey dhe bashkëpunëtorët e saj “me vetëdije, me dashje dhe qëllimisht u angazhuan në një fushatë” për të shkelur të drejtat e autorit të Stone për këngën.

Merry Christmas u publikua nga Columbia Records më 1 nëntor 1994 dhe u bë albumi më i shitur i Krishtlindjeve në SHBA i të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 15 milionë kopje në mbarë botën.