Teknologji

Padia 5-miliardëshe për shkeljen e privatësisë, Google merr vendim

Google. Logo
Google. Logo

Gjiganti teknologjik, Google, ka rënë dakord ta zgjidhë një padi prej 5 miliardë eurove në SHBA.

Padia pretendon se motori i kërkimit ka “pushtuar” privatësinë e përdoruesve duke i gjurmuar ata edhe kur ishin duke shfletuar në “modalitetin privat”, shkruan BBC.

Grupi që kishte bërë padinë kërkonte 5 miliardë euro nga Google dhe kompania mëmë Alphabet.

Kompanitë e mëdha teknologjike janë përballur me një kontroll të shtuar për shkak të privatësisë në gjitha vendet e botës.

Gjykatësja e qarkut amerikan, Yvonne Gonzalez Rogers, mori vendim për çështjen në Kaliforni të enjten, pasi avokatët thanë se kishin arritur një zgjidhje paraprake.

Gjykatësja Rogers kishte refuzuar ofertën e Googleit për ta pushuar çështjen në fillim të këtij viti, duke thënë se nuk mund të pajtohej që përdoruesit pranuan të lejonin Googlein të mblidhte informacion mbi aktivitetin e tyre të shfletimit.

Kushtet e marrëveshjes nuk u zbuluan.

Padia, që u ngrit nga kompania ligjore Boies Schiller Flexner në vitin 2020, pretendonte se Google kishte gjurmuar aktivitetin e përdoruesve edhe kur ata vendosën shfletuesin Google Chrome në modalitetin “Incognito” dhe shfletuesit e tjerë në “modalitetin privat”.

/Shqip.com