Lajme

Pacolli uron festën e Fitër Bajramit: Të ndajmë bukën me të tjerët dhe të kujtojmë gjithmonë Zotin

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë myslimanëve.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se uron shëndete, lumturi dhe harmoni.

“Pas një agjërimi 30 ditor, ne myslimanët sot festojmë festën e Bajramit. Në emrin tim dhe të familjes sime, gëzuar festën dhe ju uroj secilit shëndet, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja. Muaji i shenjtë i Ramazanit do të na mungojë, por është e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë vepra të mira, të ndajmë bukën me të tjerët dhe të kujtojmë gjithmonë Zotin”, ka shkruar ai./Shqip.com