Lajme

Pacolli: Tre shqiptarë vdiqën pasi ranë në lumin Lepenc

default

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi një veturë me targa të Kosovës me 4 persona kanë rënë në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut.

Një prej tyre ka arritur të dalë nga vetura, ndërsa tre të tjerët jo.

Pacolli njoftoi se në këtë tragjedi kanë vdekur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli.

“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë  të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, ka shkruar Pacolli.

/Shqip.com