Lajme Botë

Pacolli takon Erdoganin: Diskutuam për problemet e botës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Forumin Diplomatik që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Pacolli tha se me Erdoganin biseduan rreth sfidave aktuale të botës.

“Në një darkë me liderë nga e gjithë bota e organizuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, ku patëm mundësinë të diskutonim për sfidat e jashtëzakonshme me të cilat po ballafaqohemi ne dhe mbarë bota. Jam thellësisht i bindur se sfidat e sotshme paraqesin edhe një dritare mundësie për integrim dhe bashkëpunim me aleatët tonë, nëse punojmë me mençuri, pa humbur kohë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.