Lajme

Pacolli: Rrugën po e shtroj me paratë e mija, shteti nuk po ndërhynë

Pas përmbytjeve që ndodhën para dy vite në lagjen Modripotoku në Marec, lagjia mbeti praktikisht e izoluar.

Mirëpo tash pas viteve kjo lagje po bëhët me rrugë, kjo falë një investimi nga ana e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Pas përmbytjeve të para dy viteve , lagjja e Modripotokut të Marecit mbeti praktikisht e izoluar. Në mungesë të ndërhyrjes së shtetit, fondacioni “Behgjet Pacolli” ( me mjetet vetanake) po financon (mbi 300 mijë euro) ndërtimin e një rruge moderne prej 2.7 KM që lidh këtë lagje malore me arterien kryesore (e cila gjithashtu është e dëmtuar dhe pret dorën e shtetit). Në kuadër të këtij investimi po punohet për riparimin edhe të varrezave të fshatit.”, ka bërë të ditur vetë Pacolli.

Po ashtu Pacolli ka bërë të ditur se para disa muajsh, në të njëjtën lagje, fondacioni

“Behgjet Pacolli”ndërtoi “shkollën muze” sipas kopjes së ish-shkollës “Liria” në Modripotok ku janë mbledhur të gjitha faktet dhe dokumentacioni historik i mësimit në Marec./Shqip.com

Rruga e shtruar