Lajme

Pacolli: Qeverisë i mungojnë kuadrot, eksperienca, dituria dhe kreativiteti

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollim ka thënë se Qeverisë së Kosovës i mungojnë kuadrot, eksperienca, dituria dhe kreativiteti.

Përmes një interviste për media, Pacolli tha se kjo Qeveri do të ishte e mirë për Kosovën nëse do të ishte proaktive.

“Dinamizmi lind prej kreativitetit. Nëse nuk je kreativ, nuk je i aftë për të krijuar ide zhvillimore. Nëse nuk ke ide zhvillimore t’i nuk ke në periudhë të caktuar kur t’i implementosh ato dhe mbetesh me duar bosh. Prandaj kjo qeveri do të ishte një qeveri e mirë për Kosovën nëse do të ishte proaktive. E ka shumicën dhe mund t’i qojë gjërat përpara në mënyrë fantastike. Dhe e shoh se qeverisë i mungojnë kuadrot, eksperienca, dituria dhe kreativiteti. E këta njerëz nuk po i shoh në Qeverinë Kurti”, tha Pacolli.

Qeveria e Kosovës

Ai tha se nuk dëshiron që Qeveria të rrezohet.

“Unë nuk kisha dashur që Qeveria e Kosovës të rrëzohet. Unë kisha dashur ta shoh Kosovën me një qeveri të forte”.

Tutje, Pacolli tha se dëshiron ta shoh Kosovën me njerëz punëtor dhe pragmatik, ndërsa për të një Qeveri e fortë është një Qeveri dinamike./Shqip.com