Lajme

Pacolli publikon foto të UÇK-së : A ju kujtohen paradat dhe marshet e krenarisë

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka kundërshtuar Paradën e Krenarisë të mbajtur gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ka shpërndarë disa foto të ushtarëve dhe marsheve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ç’rast ka parashtruar edhe një pyetje.

“A ju kujtohen PARADAT DHE MARSHET E KRENARISË” ka shkruar Pacolli.

Po ashtu pos Pacollit edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka kundërshtuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë.

Ndërsa disa anëtarë të partive politike kanë dal pro kësaj parade./Shqip.com