Lajme

Pacolli: Provokimet serbe nuk kanë të ndalur, i lusë bashkatdhetarët të zgjedhin rrugë alternative

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë një koment në rrjetin social Facebook lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia e Serbisë.

Ai i është lutur bashkatdhetarëve të zgjedhin rrugë alternative, e të mos kalojnë përmes Serbisë.

“I lusë gjithë bashkatdhetarët të zgjedhin rrugë alternative, e të mos kalojnë përmes Serbisë. Provokimet serbe nuk kanë të ndalur! Ju uroj mirëseardhje në Kosovë!”, ka shkruar Pacolli.

/Shqip.com