Lajme

Pacolli niset për SHBA

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Rrugën për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka marrë edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ish-presidenti i Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është nisur për në SHBA, ku do e pret një ngjarje me “miqtë amerikanë”.

“Rrugës tani për në Miami një udhëtim për një ngjarje me miqtë e mi amerikan”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë, se edhe liderët e dy partive opozitare më të mëdha në vend, Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi kanë udhëtuar dje për në SHBA.

Në njoftimet e tyre, u bë e ditur se ata do të priten ne takime zyrtare prej figurave të rëndësishme të politikës amerikane.

Për dallim prej krerëve të opozitës, Pacolli nuk ka dhënë më shumë detaje rreth vizitës së tij.

Së fundmi ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe disa kryetarëve të komunave në vend nuk iu aprovua vizita në SHBA.

Sipas ambasadës së SHBA-së në Kosovë, kjo ndodhi për shkak të zhvillimeve të fundit, e që nuk është parë e arsyeshme që në këtë periudhë të realizohen vizitat e zyrtarëve të qeverisë në Amerikë.

/Shqip.com