Lajme

Pacolli në Ditën e Punëtorëve: Nuk ka gëzim më të madh se kur krijoj vende pune

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli është shprehur i lumtur kur krijon vende pune.

Pacolli përmes një postimi në Facebook i ka uruar të gjithë punëtorët për 1 Majin, Ditën e Punëtorëve.

“Urime 1 Maji, dita e punëtorëve! Uroj për të gjithë punëtorët që me punën e juaj të arrini suksese, respekt dhe të shpërbleheni për mundin. Për mua nuk ka gëzim më të madh se kur krijoj vende pune dhe përmirësoj jetën e përditshme të kolegëve të mi”, ka shkruar ai.

Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve./Shqip.com