Lajme

Pacolli: Lus zotin që përvjetorin tjetër ta festojmë së bashku me ish-luftëtarët e UÇK-së

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Kryetari dhe deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kujtuar Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Pacolli tha se secili përvjetor i çlirimit të vendit ia kujton sakrificën e madhe të popullit për liri.

“Në këtë ditë të madhe për vendin, kujtojmë sakrificën e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për këtë vend dhe njëkohësisht duke shprehur falënderimin e thellë për botën demokratike me në krye SHBA-në që ndalën shfarosjen e një populli të tërë”, ka shkruar Pacolli.

23 vjet nga çlirimi i Kosovës

Tutje, Pacolli uroi që përvjetorin e çlirimit të Kosovës vitin tjetër ta festojë bashkë me ish-lufëtarët e UÇK-së që sipas tij, po mbahen padrejtësisht në Hagë./Shqip.com