Lajme

Pacolli i bëri thirrje Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa ndaj mediave për identifikimin e pronësisës së tyre

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje që Qeveria dhe Kuvendi të marrin masa ndaj mediave në Kosovë.

Sipas Pacollit, ka ndërhyrje në media dhe po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazhe politike.

“Viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe për shantazh politik. Pra këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, transparencën si dhe me identifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka thënë Pacolli

Pacolli, këtë e tha teksa foli për raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën.

Sipas Pacollit në raportin e Parlamentit Evropian thuhet që “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”./Shqip.com