Lajme

Pacolli deklaron se çfarë ndodhi me paralajmërimin për një njohje të re për Kosovën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur rreth një njohje nga një shtet afrikan ditë më parë ku ka thënë se detyra e tij ishte të sjellë delegacionin në Kosovë.

Pacolli pasi që iu përgjigj një komentuesi tha se pjesa tjetër iu takon presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Tani ka mbetur që një nga dy figurat (duke iu referuar Osmanit dhe Kurtit), të udhëtojnë për vizitë zyrtare në atë shtet për të bërë të bërë nënshkrimin e marrëdhënieve diplomatike (me presidentin e atij shteti), ashtu siç ishte paraparë”, thuhet në replikën e Pacollit.

Disa javë më parë, kreu i AKR-së, ka bërë të ditur se ka bindur një shtet në njohjen e Kosovës, dhe se një delegacion kishte ardhur në vend për t’u takuar me krerët e shtetit kosovar, gjë për të cilën as nuk e mohuan as nuk e pohuan këta të fundit.

Behgjet Pacolli