Lajme

Pacientes i largohet tumori 10kg në Spitalin e Pejës

Spitali i Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer një operacion ku pacientës i është larguar një tumor i peshës prej 10 kilogramëve.

Në njoftimin e spitalit, thuhet se pacientja kishte kërkuar shërim në institucione shëndetësore publike e private, por që ka rezultuar pa sukses.

“Pacientja e diagnostifikuar me tomor të vezorëve për më shumë se 1 vit ka kërkuar shërim në shumë Institucione shëndetësore publike e private, por asnjëri nga këto Instutucione nuk ka marrë përsipër të kryej intervenimin kirurgjikal për shkak të vlerësimit se tumori është i paevitueshëm”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Largimi i tumorit në Spitalin e Pejës

Bëhet e ditur se tumori i ka shkaktuar pacientes probleme të tjera shëndetësore si tromboza në pjesën e ekstremiteteve të poshtme, probleme në organet e tretjes, presion në mushkëri duke i shkaktuar probleme me frymarrje dhe probleme me organe të tjera në pjesën abdominale në konslutim me familjarët e pacientës,

Operacioni është kryer më 19 korrik dhe siç njofton spitali, pacientja është ende në kurim në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e saj është e mire./Shqip.com