Kulturë Kino

“Pa vend” përzgjedhet edhe në festivalin numër një të filmit të shkurtër në Skoci

Filmi kosovar “Pa Vend”, shënon edhe suksesin e radhës.

Filmi me regji të Samir Karahodës, është përzgjedhur në festivalin numër një të filmit të shkurtër në Skoci.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e filmit.

Kjo do të jetë edhe premiera skoceze për ‘Pa vend’. Kurse, festivali do të mbahet nga 23-27 mars në Glasgoë, Skoci.

Ky film, tregon rrëfimin e një grupi entuziastësh që me çdo kusht donin ta mbanin gjallë sportin e pingpongut në Kosovë. Filmi ka arritur të jetë pjesë e festivaleve më të mëdha të filmit në botë.