Lajme

Pa i bërë 3 muaj, anëtarja e Nismas u gradua kundërligjshëm, nga asistente në Udhëheqëse të Divizionit

n'Shënjestër

Dorentinë Ukaj, anëtare e Nismas, dega në Prishtinë, fillimisht u punësua në pozitën e asistenes në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë. Pa i bërë tre muaj, Ukaj, që kishte partinë e saj në pushtet, u gradua në Udhëheqëse të Divizionit, duke i shkelur të gjitha ligjet për Shërbimin Civil.

Lexo edhe:
Sonte “n’Shënjestër”: NISMA sh.p.k – Makineria e punësimeve ilegale – mbi 100 të punësuar vetëm brenda një ministrie

As tre muaj pasi hyri në ministri, me 30 korrik të po atij viti, Ukaj arriti të bëhet Udhëheqëse e Divizionit për Hartimin e Politikave të Turizmit, me koeficient 9, për çka nuk i plotësonte kriteret ligjore.