Sport Shqiptar

Pa fitues në Prizren, Malisheva bindshëm ndaj Fushë Kosovës

E vlerësuar si kryendeshja e javës së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës, përballja ndërmjet Lirisë dhe Dritës ka përfunduar me barazimin 0-0.

Gjilanasit ishin paksa më të mirë në pjesën e parë, madje shënuar dy gola, me anë të Besnik Krasniqit e Almir Ajzerajt, por që u anuluan pas rishikimit në VAR.

Liria kishte rast me Prince Tijuezan, por i cili nuk u tregua i saktë përballë portierit Smakiqi.

Edhe pjesa e dytë ishte më e mirë për Dritën, që krijonte më shumë raste shënimi.

Muharrem Jashari pati rast të artë shënimi, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Vendasit rrezikuan me Likën që goditi bukur, por topi shkoi pranë portës.

Në minutën e 78-të Drita gjeti sërish golin kësaj radhe me Albert Dabiqajn, por sërish u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Deri në fund nuk pati më gola dhe Liria merr pikën e parë në Superligë, derisa Drita shkon në kuotën e katër pikëve.

Ndryshe nga Prizreni, efikasiteti nuk mungoi në ndeshjen Malisheva – Fushë Kosova, në të cilën vendësit fituan me rezultat bindës 6-1.

Serinë e golave për e hapi Altin Aliu që realizoi në minutën e 23-të.

Mysafirët u përgjigjën me Urim Statovcin, cili vetëm dy minuta më vonë (25’) i barazoi shifrat në 1-1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Drilon Hazrollaj e riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 60-të, për 2-1.

Shtatë minuta më vonë, Hazrollaj shënoi të dytin personal dhe të tretin për Malishevën për 3-1.

Për 4-1 u përkujdes Altin Aliu, që po ashtu realizoi golin e tij të dytë personal, kur realizoi në minutën e 84-t me kokë.

Malisheva nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të pestin, tani përmes Ilir Mustafës (89′).

Rezultatin përfundimtar 6-1 e vendosi Hazrollaj (90’+4), duke kompletuar het-trikun e tij.

Malisheva me këtë fitore ngjitet në krye të tabelës me gjashtë pikë, ndërsa në javën e tretë takohet me Prishtinën.

/Shqip.com