Sport Ndërkombëtar

Pa fitues në derbin Chelsea – Liverpool (VIDEO)

Ndeshja derbi e javës së parë në Ligën Premiere,  Chelsea – Liverpool është mbyllur në barazimin 1-1.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, krijuan rastet e para dhe kaluan të parët në epërsi.

Në minutën e 18-të asistimin e Mohamed Salah e ktheu në gol Luis Diaz për 1-0.

Liverpooli shënoi edhe një herë në minutën e 29-të me Salah, por egjiptiani ishte në pozitë jashtë loje dhe pas rishikimit të VAR goli u anulua.

Shifrat u barazuan në minutën e 37-të, kur Alex Disas shënoi nga afër për 1-1.

Pas dy minutash londinezët shënuan edhe njëherë me Ben Chilwell, por edhe ky gol u anulua për pozitë jashtë loje pasi u shikua në VAR.

Në minutat e fundit të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë, por nuk ia arritën të shënojnë golin e fitores.

/Shqip.com