Rozë

“Pa burrin…”, Adelina Tahiri tregon pse e ka refuzuar ftesën e “Big Brother”

Adelina Tahiri dhe Bashkëshorti i saj,Serjozha Markov

Adelina Tahiri është njëra ndër këngëtaret më aktive në rrjete sociale, duke i mbajtur fansat e saj afër vete.

Së fundmi, Adelina  ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj teksa momentalisht po qëndron në Vjenë.

Ndër të tjera, ajo zbuloi se i ishte propozuar që të ishte pjesë e shtëpisë së famshme, “Big Brother VIP”.

Për disa arsye që ajo i ndau me ndjekësit e saj në Instagram, nuk kishte mundur të pranonte të qëndronte e mbyllur në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat 24h.

Ajo tha që nuk mund të qëndrojë pa djalin dhe burrin e saj.

“Realisht kam pas propozim! Po arsyeja pse nuk kam pranuar është sepse për psikologjinë e djalit nuk do të ishte shumë e shëndosh mos të isha afër tij për 3 muaj kur atij më të shumti i nevojitem! Të isha në një situatë tjetër ndoshta edhe po. Ps. Dhe pa burrin nuk do ta bëja dot ka tri jave që se kam pa e po vuaj! E lerë tre muaj”, shkroi ajo në përgjigjen e saj.

Ndryshe Adelina ka disa vite që është martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov dhe kanë një djalë./SHQIP.com