Sport Shqiptar

Pa asnjë humbje, Besa Famgas shpallet kampion i Kosovës

Një tjetër stinor i Superligës së Kosovës në Hendboll është dominuar nga Besa Famgas.

Besa arriti që ta vulos titullin kampion, pasi një fitore në kryeqytet kundër Prishtinës.

Për skuadrën nga Peja ky është titulli i nëntë rresht dhe i 16-të që nga mbarimi i luftës.

Por, ky titull është i veçantë, pasi Besa e fitoi duke mos lëshuar asnjë pikë gjatë gjithë kampionatit.

Në 28 ndeshjet ata arritën 28 fitore.

Në gjysmëfinale të plejofit e mposhti dy herë Rahovecin, ndërsa bilanc të njëjtë kishte edhe ndaj Prishtinës në finale të plejofit.

Ndeshjen e dytë finale, Besa e fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 38:34.

15 minutat e parë u takuan vendasve që ishin në epërsi të lehtë.

Por më pas pejanët u mobilizuan dhe shkuan në pushim me epërsi prej 19:15.

Lojtarët e Prishtinës e nuk rrezikuan epërsinë e mysafirëve në pjesën e dytë.

Më efikaset në ndeshje ishin Egzon Gjuka me 9 gola dhe Kastriot Jupa me tetë./Shqip.com