Sport Ndërkombëtar

Ozil poston foto me Erdoganin, ka edhe një mesazh

Mesut Ozil e ka shprehur sërish publikisht përkrahjen e tij për presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pak para zgjedhjeve presidenciale atje.

Ish-futbollisti i njohur publikoi një fotografi duke shtrënguar duart me Erdoganin në llogarinë e tij në “Twitter”.

“Jemi gjithmonë me ju zoti President”, shkroi ai krahas kësaj fotografie.

Kohëve të fundit është raportuar se Ozil do t’i futet politikës pasi u pensionua nga futbolli, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

/Shqip.com