Sport Ndërkombëtar

Ozil merr vendimin e papritur

Mesut Ozil nuk do të jetë më lojtar i Istanbul Bashkashehirit, pasi mesfushori turko-gjerman e ka  ndërprerë kontratën e tij.

Gjithsesi lajmi që vjen nga Turqia është akoma dhe më i bujshëm.

Siç raportohet, Mesut Ozil ka zgjedhur të varë këpucët në gozhdë dhe të tërhiqet përfundimisht nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Njoftimi zyrtar nga vetë Ozil pritet të vijë në orët në vazhdim, me ish-kampionin e botës që i jep lamtumirën futbollit të luajtur.

/Shqip.com