Sport Ndërkombëtar

Ozil dëshiron t’i var këpucët vetëm në Fenerbaçce

Mesut Ozil

Qëllimin e ka ta njëjtë: Ta mbyllë karrierën në ekipin e fëmijërisë.

Mesut Ozil ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Fenerbahçe – përkundër problemeve të shumta që është përballur së fundmi.

Përmes një postimi në Facebook – ai ka bërë të ditur se ëndrra e tij mbetet që mos ndërrojë skuadër – deri sa t’i var këpucët.

“Ditët e fundit jam detyruar të bëj një deklaratë, në lidhje me akuzat për karrierën time.

Për 6 muajt e parë e kisha përfunduar objektivin tim të karrierës duke nënshkruar një kontratë 3.5 vjeçare me dashurinë time të fëmijërisë Fenerbahçe. E përsëris duke nënvizuar; Nuk do ta mbyll karrierën në një ekip tjetër përveç Fenerbahçes”, shkroi ai ndër të tjera.

Teksa, shtoi “gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës sime, qëllimi im i vetëm është të heq fanellën tonë me vija. Vendimi im është shumë i qartë dhe i saktë. Qëndrimi që do ta respektoj vetëm nëse administrata jonë merr një vendim në lidhje me mua, është kërkesa e pro jetës. Do të punoj shumë dhe do të jem gjithmonë gati. Siç them gjithmonë; Fenerbahçe është origjina. Me dashuri dhe respekt për tifozin e madh të Fenerbahçes”.

Magjiku me pasaportë gjermane – ka zhvilluar 22 ndeshje në këtë sezon, teksa është autor i tetë golave dhe dy asistimeve

Vlera e tij – sipas “Tranfermark” është 2.7 milionë euro. /Shqip.com