Lajme

OVL-UÇK merrë pjesë në protestën e kundër qeverisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të mbështesë protestën e thirrur për të shtunën me fillim nga ora 18:00.

Faton Klinaku nga kjo organizatë, ka shpërndarë njoftimin për protestë.

Këshilli organizativ i protestës, ka bërë të ditur se tubimi do të mbahet për siç kanë thënë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Milan Radojçiqin, kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

“Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftëtarëve të UÇK nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj, kërkojmë nga Presidenta që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, thuhet në njoftimin e publikuar.

/Shqip.com