Lajme

OVL kërkon rritjen e benificioneve, kundërshtojnë votimin e Projektligjit për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës pritet që të mbajë seancën e radhës të hënën me 6 qershor.

Në këtë seancë pritet të diskutohet edhe për pagën minimale. E kjo çështje duket se nuk po i pëlqen anëtarëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës

Faton Klinaku bashkë ma Xhavit Jashari e kanë kundërshtuar ashpër këtë ide përmes një konference për media.

Sipas Klinaku ka thënë se kjo Qeveri në vend që të rrisë pagën minimale ata e bëjnë temë çështjen e veteranit.

“Ne kërkojmë që të rritet paga minimale, po ashtu kërkojmë që të bëhet benificioni më shumë se paga minimale” ka thënë Klinaku.

Ai ka thënë se kjo Qeveri në momentin kur ka lypur votën e ka lypur edhe në emër të veteranëve.

Ndërsa Xhavit Jashari -Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se diskriminimi për veteranët ka filluar në momentin kur ka ardhur kjo qeveri.

“Asnjë qeverie nuk duhet ti lejohet të Qeverisë në rast se nuk i respekton vlerat e luftëtarëve, pa këtë kategori ne nuk do të ishim të lirë sot” ka thënë Jashari.

Ai ka bërë thirrje për deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë projektligjin për pagën minimale. Ai ka ftuar edhe sindikatat tjera të cilat preken nga ky ligj që të dalin në protestë.

Nga OVL kanë palajramëruar se në rast se nuk do të ketë ndonjë reagim nga ana e institucioneve atëherë do të vazhdohet me masa më rigoroze.

Nëse protesta eskalon përgjegjësia bjen mbi Albin Kurtin kanë më tutje Jashari.

Faton Klinaku ka thënë se qeveria po bën gara se cili nga anëtarët e qeverisë po i viziton krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë./Shqip.com