Lajme

Osmani zhvillon takim me ministrin e Jashtëm të Republikës së Palaut, kërkon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me ministrin e Jashtëm të Republikës së Palaut, Gustav Aitaro.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e presidencës.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e raporteve dhe u kërkua mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Në një bisedë përmbajtjesorë, Presidentja Osmani diskutoi me ministrin Aitaro për thellimin e raporteve  ndërshtetërore dhe hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë. Osmani kërkoi mbështetjen e Palaut për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Foto nga takimi

Po ashtu është bërë e ditur se Osmani tha se shteti i Kosovës po ndjek me këmbëngulje rrugën drejt integrimit euroatlantik dhe konsolidimit të mëtejshëm të pozitës ndërkombëtare, prandaj thellimi i raporteve me shtete anekënd botës ka rëndësi të madhe./Shqip.com