Lajme

Osmani zhvillon takim me grupin e grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një grup të grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të shoqëruara nga përfaqësueset e qendrës Concordia në Prizren.

Osmani u informua rreth punës dhe projekteve të qendrës Concordia, e cila është e fokusuar në përkrahje të fëmijëve dhe grave nga komunitetet e margjinalizuara në Kosovë.

Qendra punon kryesisht me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, u tha në këtë takim.

E para e shtetit u informua edhe me fushëveprimin e organizatës në përkrahje të fëmijëve dhe grave të këtyre komuniteteve përmes shërbimeve të ndryshme psiko-sociale dhe edukative.

Tutje, presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e saj të palëkundur në mbështetje të komuniteteve të margjinalizuara, me theks të veçantë fëmijët dhe gratë, duke përmendur rëndësinë e një shoqërie me mundësi të barabarta për të gjithë.

/Shqip.com