Kulturë

Osmani: Zbulimet në Ulpianë paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se zbulimi i mbishkrimit monumental në Ulpianë zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë.

 “Çdo gërmim zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë”, shkruan ajo.

Osmani ka thënë se “Ulpiana është një udhëtim nëpër kohë që zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë”.

“Nga Mbretëria e Dardanisë e deri te Perandori Justinian janë shekuj të trashëgimisë sonë të prekshme, e cila ndërlidhë të tashmen tonë me të kaluarën e largët”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Ulpiana është një udhëtim nëpër kohë që zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë. Çdo gërmim  zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë.

Nga Mbretëria e Dardanisë e deri te Perandori Justinian janë shekuj të trashëgimisë sonë të prekshme, e cila ndërlidhë të tashmen tonë me të kaluarën e largët.

Zbulimet e fundit në Ulpianë (Justiniana Secunda), paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë dhe dardanëve gjatë Antikitetit të vonë-Mesjetës së hershme.

/Shqip.com