Lajme

Osmani viziton Pejën

Presidentja e Vendit Vjosa Osmani në kuadër të ciklit të vizitave nëpër qytetet e Kosovës, sot gjatë ditës, pritet të vizitojë qytetin e Pejës.

Vizitën Osmani në Pejë e nis në ora 10:30 ku pritet të zhvillojë takim me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

Pastaj gjatë vizitës në Pejë, Osmani pritet të vizitojë edhe një ekspozitë të fëmijëve me nevoja të veçanta në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në ora 16:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë./Shqip.com