Lajme

Osmani viziton kompaninë për prodhimin e armëve në Karlovac të Kroacisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kompaninë për prodhimin e armëve në Karlovac të Kroacisë, HS Product.

Fotografi nga kjo vizitë ka publikuar vetë Osmani, ku shihet me armë në dorë. 

“HS Product – Kompania për prodhimin e armëve. Karlovac, Kroaci”, ka shkruar Osmani, sipër fotografisë.

Ndryshe, Osmani po qëndron që nga dje në një vizitë zyrtare në Kroaci. Dje, ajo është pritur në takime nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, Kryeministri Andrej Plenkovic dhe Kryetari i Parlamentit, Gordan Jandroković.

/Shqip.com