Lajme

Osmani viziton Forcat Tokësore: Rritja e kapaciteteve mbrojtëse është domosdoshmëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Komandën e Forcave Tokësore në Istog, ka deklaruar se në një kohë si kjo, kur po cenohet siguria, është i domosdoshëm forcimi i kapaciteteve mbrojtëse.

Në fjalimin vjetor para ushtarëve, ajo theksoi se duhet më shumë se kurrë devotshmëri ndaj atdheut, vigjiencë e përkushtim dhe se betimi që ushtarët kanë dhënë për t’i shërbyer atdheut është i shenjtë.

Viti që po lëmë pas u përcoll me sfida jo vetëm për ne, por edhe për botën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen dhe rendin botëror nga regjimet  autoritare hegjemoniste.

Prandaj, më shumë se kurrë na duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim që Republikës t’i bëhemi gardianë”, tha presidentja Osmani.

E para e shtetit shtoi se së bashku me partnerët tanë dhe si detyrim ndaj grave e burrave që dhanë jetën për liri së shpejti do ta zëmë vendin tonë të merituar në Aleancën Veri-Atlantike.

“Kjo gatishmëri e juaja për ta mbrojtur vendin nga çdo rrezik na bën krenar secilin.  Është nder e privilegj sa herë jam në mesin tuaj. Mbi të gjitha djemtë e vajzat e forcës sonë janë të gatshëm për të mbajtur integritetin territorial e sovranitetin e shtetit tonë.

Ju shqyheni për përkushtimin ndaj vendit, për nivelin profesional, për disiplinë e përkushtim ndaj ndaj detyrës, për nderin ndaj vendit tuaj. Kjo na bën krenar ne si shtet”, theksoi presidentja.

/Shqip.com