Lajme

Osmani viziton kampin Bondsteel në Ditën e Falënderimeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar kampin Bondsteel me rastin e festës së quajtur Dita e Falënderimeve.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se është bashkuar me ushtarët amerikan në një drekë speciale me rastin e kësaj feste.

“Në kampin Bondsteel, u bashkuam me ushtarët amerikanë për një drekë speciale falënderimi. Populli i Kosovës është mirënjohës për shërbimin, mbështetjen dhe ndihmën vetëmohore të çdo amerikani që ka shërbyer në vendin tonë dhe së bashku me ne gjatë viteve”.

Tutje, Osmani tha se lidhja me ushtarët amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më e fortë se kurrë.

/Shqip.com