Lajme

Osmani: Veteranët e vërtetë meritojnë dinjitet, njerëzit që kanë lejuar keqpërdorimin duhet të ndiqen penalisht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për çështjen e veteranëve.

Osmani, ka thënë se qëndrimi i saj për veteranët nuk ka ndryshuar tash e gjashtë vjet.

“Qëndrimi im për veteranët është tashmë i njëjtë që 6 vite” ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se veteranët e vërtetë meritojnë dinjitet ndërsa ata që kanë lejuar keqpërdorin duhet të ndiqen penalisht.

“Veteranët e vërtetë duhet dhe meritojnë t’u mbrohet dinjiteti, që të kenë pensione, siç edhe e meritojnë për kontributin që kanë dhënë për lirinë tonë. Në të njëjtën kohë duhet të ndiqen penalisht të gjithë ata njerëz që kanë lejuar keqpërdorimin e asaj që është e shenjtë, duke lëshuar certifikata të veteranëve për njerëz që kurrë nuk kanën pasur asnjë lidhje me luftën. Në këtë mënyrë, më së shumti i kanë dëmtuar veteranët e luftës”, u shpreh Osmani.

Disa javë më parë veteranët protestuan në Prishtinë. Kjo protestë është organizuar për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligjit për rritjen e pagës minimale./Shqip.com